Përjashtimi i deputetëve të opozitës me 60 ditë, Spiropali shkeli rregulloren

Përjashtimi i deputetëve të opozitës me 60 ditë, Spiropali shkeli rregulloren

83
0
Shares

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Parlamenti është bërë në shkelje të rregullores së Parlamentit, reagoi sot deputetja Dhurata Çupi.

Rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon, dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë dhe duhet ndëshkohet, tha ajo në rrjetet sociale.

“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”, deklaroi Dhurata Çupi në rrjete sociale.

Edhe 20 deputetë të opozitës u dënuan me 20 ditë përjashtim nga parlamenti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY