‘Protesta e 6 tetorit do të jetë kombëtare. Salianji edhe pse në...

‘Protesta e 6 tetorit do të jetë kombëtare. Salianji edhe pse në burg do të jetë drejtues nderi në Elbasan”

18
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se i deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji, ndërkohë që ka nisur të vuajë dënimin me burg në Fier.

“I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë, ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”, deklaroi kreu i PD.

Në vijim Berisha tha se 6 tetori do të jetë një protestë kombëtare. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë.

”Së dyti, do të jetë aksion kombëtar. Po përcaktohen të gjitha masat të cilat synojnë ti përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të mafias Rama-Xhafa dhe fillimit të betejës tonë, e cila ishte 100% e programuar dhe planifikuar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit, aty ku të lipset dhe ti kërkojë nevoja, ku të japin më shumë në këtë betejë. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë, betejë dhe vetëm betejë”, tha Berisha.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se mosbindja civile është rruga me të cilën PD, do të realizojë qëllimet e saj. Nuk jemi ne për ato forma ekstreme

“Së pari, pyetja dhe konstatimi juaj është i drejtë. Gjer sot PD ka qenë në mbrojtje. PD nga data 6 tetor e në vazhdim kalon në sulm. Në një betejë të pandalshme, PD përqendron të gjithë potencialet e saj, në sulmin ndaj narkokraturës dhe për qeveri teknike. Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësi në manualet e mosbindjes civile. Do të përdoren të gjitha ato masa gjer në realizimin e qëllimit të plotë, krijimin e qeverisë teknike”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY