EMRI/ Sulmohet në rrugë polici i Burgjeve, qëllohet me sende të forta...

EMRI/ Sulmohet në rrugë polici i Burgjeve, qëllohet me sende të forta dhe i marrin një mjet

22
0
Shares

Një polic i Burgjeve u sulmua sot nga 3 persona në një rrugë të Tiranës. Ai u qëllua me sende të forta dhe më pas sulmuesit i grabitën edhe armën e shërbimit.

“Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi Arbër Labi, 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar”, njoftoi policia e Tiranës.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY