VIDEO/ Momenti i paraqitjes në polici të Ervin Salianjit për të nisur...

VIDEO/ Momenti i paraqitjes në polici të Ervin Salianjit për të nisur dënimin me 1 vit burg

15
0
Shares

Deputeti Ervin Salianji u dorëzua këtë pasdite në drejtorinë e policisë së Tiranës në shoqërimin e një numri të madh demokratësh e miq të tij.

Ai u paraqit në orën 17:40 në Policinë e Tiranës, pasi më herët në Policinë e Tiranës ka mbërritur urdhri i arrestit i firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.

Policia bëri bllokimin e rrugës për disa minuta ndërsa dhjetra gazetarë transmetuan momentet e parqitjes në polici.

Grupi i PD-së kërkoi sot mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, sipas nenit 73 të Kushtetutës, duke e cilësuar arrestimin e Salianjit pa autorizim. Kryetarja e Kuvendit refuzoi duke iu referuar nenit 71 të Kushtetutës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY