Prokurori Valikaj, në SPAK. Burri i deputetes Felaj thirret për dëshmi në...

Prokurori Valikaj, në SPAK. Burri i deputetes Felaj thirret për dëshmi në lidhje me një dosje të rëndë

20
0
Shares

Prokurori Bledar Valikaj në SPAK

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Pamjet më poshtë fiksojnë momentin e ngjitjes së Valikajt në godinën e qelqtë në orën 08:54 ku dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë.

Nga burime mjaft të besueshme mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje të fortë hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore përfshirë marrje të dëshmive.

Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonar të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vettingut.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY