“Rama zhduku 19 milionë euro të parashikuara për pensionistet në buxhetin e...

“Rama zhduku 19 milionë euro të parashikuara për pensionistet në buxhetin e shtetit”

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha denoncon sot nje tjeter skandal te kryeministrit Edi Rama, qe sipas tij plaçkiti pensionistët, zhduku 19 milionë euro të parashikuara për ta në buxhetin e shtetit.

PJESE NGA FJALA E BERISHES/ Edi Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill.
Dhe natyrisht ky përbënte një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që me 100, 130 mijë lekë të vjetra, që marrin në muaj, nuk blejnë absolutisht dot asnjë ilaç për mjekimin e tyre.
Nuk marrin dot një kafe me miqtë dhe shokët e tyre jashtë.
Numërojnë kafshatat, numërojnë vaktet.
Por, marsi dhe prilli erdhën dhe shkuan. Pensionet nuk lëvizën një qindarkë.
Gjatë muajve në vazhdim, ky njeri që meriton çdo epitet, nuk foli më për rritje, por foli për indeksim.
Ju lutem, mbajeni shënim, në buxhetin e vitit 2024 u përcaktua fondi prej 34 milionë euro pikërisht për pensionistët.
Por Edi Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit, të caktuar për pensionistët, për indeksim, më shumë se gjysmën e tij, duke shpërndarë për 730 mijë pensionistë gjoja si rritje, në të vërtetë as indeksim, gjithsej 16.7 milionë euro.
Kurse restin prej 19 milionë, e zhduku!
A ka pashpirtësi më të madhe se kjo?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY