Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha mban një fjalim prekës për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit: Mirënjohjen më të pakufishme për gjithçka bëre

18/09/2024
PD: Projekti i Veliajt, tradhti ndaj qytetarëve. Protestë në orën 11:00
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti këtë mbrëmje një fjalim prekës për ndarjen nga jeta të ish deputetit të PD, Gerti Bogdanit. Mirënjohjen më të pakufishme për gjithçka bëre për PD-në, për brezin tënd, për Tiranën, për Shqipërinë, tha Berisha ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë.
Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi humbur njërin prej nesh.
Njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, që e kemi dashur, e kemi respektuar dhe çmuar si një mik të rrallë, fisnik, që na jepte nder të gjithëve.
Po, për Gerti Bogdanin papritmas dhe krejt para kohe, në moshën më të bukur, në kulmin e rinisë së burrit, të forcës dhe maturisë së tij, dielli perëndoi sot përgjithmonë.
I dashur Gerti, ike dhe u ndave nga ne dhe ti do mungosh shumë jo vetëm fëmijëve, bashkëshortes së nderuar, prindërve të dashur, por i sigurt si rrallë kush tjetër edhe të gjithë atyre që të kanë njohur, që kanë punuar me ty, atyre që ti ke drejtuar apo që kanë pasur fatin dhe kanë gëzuar miqësinë tënde.
Gerti, ti ike, por ti nga fëmijëria e hershme gjer sot, bëre sa askush tjetër krenar familjen, prindërit e tyre, bashkëshorten, fëmijët, bashkëmoshatarët e tu në shkollë, tiranasit e tu, brezin tënd, demokratët dhe demokratet, mijëra e mijëra të rinj që i drejtove me talent dhe pasion të PD-së.
Të gjithë ata shqiptarë apo miq të huaj që punuan me ty, në shkolla Gerti Bogdani, në Tiranë apo Nju Jork, ishte më i pari ndër të parët dhe u laureove me medalje të arta.
Por më të artë se çdo gjë tjetër ti kishe atë harmoni që Zoti i madh rrallë e dhuron njeriut, harmoninë midis pamjet dhe shpirtit.
Kishe fisnikëri, civilitetin, ndershmërinë, maturinë, të cilat të bënin ty një bir shembullor, një prind dhe bashkëshort, qytetar, mik dhe shok të pashembullt.
Udhëheqës të dashur të të rinjve demokratë, qeveritar, deputet dhe përfaqësues i përkushtuar dhe dinjitoz i qytetarëve të Tiranës.
Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë.
Ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë.
Me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, ne përjetojmë sonte largimin tënd.
Por gjithashtu ne të premtojmë se do jesh i pavdekshëm, do jesh i përjetshëm në kujtimet tona dhe të të gjithë atyre që të kanë njohur.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj teje për gjithçka bëre, për PD-në, për brezin tënd, për Tiranën, për Shqipërinë.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026
Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

21/02/2026
Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

21/02/2026
Aksidenti në Durrës, çiklisti mbetet pa jetë, autori ka ikur nga vendngjarja

Qëllohet me armë zjarri në Mashkullorë, një në spital. 93 vjeçari nuk të fal për pronën

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026
Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

21/02/2026
Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.