Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazment Bardhi debat me ministrin e Brendshëm: Je zëdhënës i Pëllumb Gjokës. Replikat e ministrit

12/09/2024
Gazment Bardhi debat me ministrin e Brendshëm: Je zëdhënës i Pëllumb Gjokës. Replikat e ministrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka pasur sërish debat në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmet Bardhi dhe Ministri të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me akuzat për një deejtues me emrin Mondi, dhe procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i konsideroi gënjeshtra akuzat e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër dhe sqaroi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës së Republikës.

”Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër. Në lidhje me komunikimin në “EncroChat” po ju bëjë me dije se: zotëria Mondi është me gradën Drejtues i Parë në Policinë e Shtetit. Aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër.

Në vijimësi të karrierës time profesionale, gjatë viteve 2009 – 2011, kam pasur nderin të punoj me Drejtuesin e Parë, Edmond Sulaj. Ai është një nga oficerët në karrierë, i cili ka treguar aftësi dhe integritet përgjatë të gjithë karrierës së tij. Sulaj ka 27 vite punë. Besoj se edhe deputeti zoti Erion Braçe ua bëri me dije për mënyrën se si Sulaj e gjykon ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësinë që ai mban për këtë detyrë.

Ndërkohë, në “EncroChat” parashtrohet një bisedë që i përket vitit 2021. Më lejoni t’ju shpjegoj se Edmond Sulaj ka marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Qqarkut në vitin 2023. Pra, kjo gënjeshtër bie.

Tani të dalim te gënjeshtra e dytë.

Unë nuk e kuptova pjesën e Komandantit të Gardës, sepse konkursi ishte shumë serioz. Unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit, duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkurronte. Pra, ju keni gjetur edhe fituesin para se të konkurronte.

Kjo është ajo që po mundohem t’ju shpjegoj: Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit, ku qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe banesave, përmirësimi i të drejtës dhe kompensimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit e Gardës. Dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe përcaktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra, këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021”, tha Hoxha.

Ministri e ka marrë edhe më vonë këtë argument në Kuvend.

“Edhe një herë për ta rikujtuar deputetin, i cili akuzon drejtues dhe funksionar publik. Tani më dëgjo mua, merr raportin e EUROPOL-it të nxjerr, e ke të publikuar në faqen e internetit, i cili shpjegon se strukturat e zbatimit dhe agjencive ligjzbatuese të Holandës, Belgjikës dhe Francës kanë nisur një operacion në vitin 2021 dhe atje janë konsideruar si biseda me vlerë hetimore këto biseda të cilat nuk lidhen fare me aludimet që ngrini ju dhe ky raport është publik dhe që të informoheni për çdo gjë mbi këtë raport duke qenë se kam qenë dhe shefi i EUROPOL-it mund të më kontaktoni edhe pas seancës t’ju sqaroj procedurat sesi funksionojnë strukturat dhe bashkërendimi i tyre”.

Por deputeti Gazment Bardhi i tha Ministrit të Brendshem Hoxha se ishte një zedhenes i Pellumb Gjokes.

“Nuk permenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn ketu. Ju referova dokumentave zyrtre qe ndodhen ne dosjet e SPAK. Dhe po ta perseris siç ti e din shume mire, ne policine e shkodres dy individ te ngren dhe te ulin. Bajrat per te ciket do te flas nje dite tjeter, me dokumenta se une nuk flas pa dokumenta dhe Pellumb Gjoka. Te fola per emerimin e Pellumb Gjokes. Si zedhenes i tij ne kete seance, ke ndonje pergjigje?! Ke pergjigje se Pellumb Gjoka emeronte dhe shkarkonte drejtuesit ne polici. Ke pergjigje, se “vellai” o tij po i behej Minister i Brendshem. Ke pergjigje per kete?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mire se ty”, tha Bardhi. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.