“Rruga konservatore”, Berisha pjesë e panelit të forumit elitar të së djathtës

“Rruga konservatore”, Berisha pjesë e panelit të forumit elitar të së djathtës

93
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sonte nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë – Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, ‘The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’

Transmetimi i aktivitetit është mundësuar nëpërmjet regjisë, dhe linku për mediat do të shpërndahet pak para nisjes së panelit.

Pjesë e panelit ku foli Berisha ishte edhe nderuari Kardinal, Ernest Simoni Troshani, një dëshmi e gjallë e vuajtjeve të popullit shqiptar gjatë regjimit komunist; Nuton Mulleti, lektor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Albert Melyshi, kryetar i Bashkisë së Mirditës; Diana Mjeshtri, drejtoreshë  ekzekutive e Albanian Policy Center, Fellow në ‘The Heritage Foundation Academy”; Edith Harxhi, themeluese e Albanian Policy Center, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe bashkëautore e Doktrinës Konservatore të PD-së.

Paneli i moderua nga gazetarja e njohur Sonila Meço.

Në fjalën e tij Berisha ndër të tjera trajtoi edhe fenomenin duke e cilësuar atë si kryecensori i planetit. Aktiviteti i tij jashtë SHBA-së duhet të ndalohet, tha ai.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Në tetor të vitit 2017 ne u nderuam këtu me samitin e lirisë të Konservatorëve dhe Reformatorëve të Europës dhe botës.

Në atë samit theksova dy momente. Sot konservatorizmi përballet me probleme më madhore, apo pluhurin toksik të komunizmit.
Rënia e komunizmit në Europën ish-komuniste u shoqërua me shpërndarjen e toksinave të këtij sistemi, kudo në botë.
Ishte qershori 1991, kur sekretari Bejker më pyeti mua: Sali, a ka rënë komunizmi në Shqipëri apo jo.
Përgjigja ime ishte se; komunizmi ka rënë, por mbeturinat e tij janë shumë toksike. Dhe e vërteta, ato u përhapën, u fuqizuan edhe më shumë në botën akademike, në media, politikë dhe me emrat të ndryshëm sot mbrojnë pothuajse ato pikëpamje, natyrisht jo me burgje e kampe përqendrimi, por me të tjera.
Faktori i dytë madhor është Xhorxh Soros.
Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.
Por kjo është një goditje për demokracinë.
Së dyti, dua ta pranojmë, Soros është korruptori kryesor në planet.
Cilido që ka lexuar për perandoritë dhe trajtimin që u bënin ato kolonive, kanë pasur një tipar, përdornin paratë për të blerë lokalët, para se të dërgonin ushtritë.
Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Nuk po jap statistika, por kudo që të klikoni e gjeni.
Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet.
Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive.
Spekulimi i Xhorxh Soros është spekulim i stimiluar. E kam thënë dhe e them përsëri, është krim i vërtetë kundër njerëzimit.
Pse?
Unë e di, spekulimi është një fenomen normal që shoqëron tregun financiar. Por nëse e stimulon atë, atëherë krijon drama të mëdha njerëzore.
Në këtë kontekst, një gjykim i tij ndërkombëtar për këtë aktivitet do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm.
Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY