Kryeministri Rama mblodhi këtë pasdite kryesinë e re të Partisë Socialiste ku temë kryesore ishte caktimi i qartë i detyrave për drejtuesit e rinj politikë të Tiranës dhe ato në qarqe të tjera.
Ogerta Manastirliu është caktuar të merret me strukturat e PS në Bashkinë e Tiranës, Spiropali në bashkitë e tjera të qarkut, ndërsa Veliaj do të koordinojë punën në të gjithë qarkun që në fakt Veliajt i hiqet vendimarrja dhe patronazhimi mbi një pjesë të caktuar të elektoratit të qarkut.
Një ditë para seancën plenare Edi Rama ka thirrur në orën 09:00 në Kryeministri drejtuesit e PS në Parlament në lidhje me përballjen e socialistëve me opozitën. Opozita ka kërkuar interpelancë të enjten me Kryeministrin për anijet me mbetjet e rrezikshme. r.p




