Një person humbi jetën në Divjakë këtë mëngjes pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike”, deklaroi policia e Lushnjës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. a.b





