Ministri i Brendshem Ervin Hoxha tha sot se do ti kushtojë vëmëndjen një karriere të drejtë në polici me synimin e rinovimit të strukturave.
Hoxha mbajti sot një takim informal me gazetaret e kronikes në mediat e Tiranës.
“Gara per drejtuesin dhe drejtuesit e ri te policise do ti jap mundesi kujdo qe ploteson kriteret ta meritojë. Kusht per te garuar do te jete edhe komunikimi publik i atyre qe do te garojne.
Hoxha theksoi 3 objektiva për veten dhe institucionin që drejton.
“Kam tre objektiva, ne zbatim te ligjit te policise hapja dhe dhenia e mundesisë per te nderruar gjeneratat dhe stafetat. Objektivi i dyte eshte smart city, per teknologjine ne policin e shtetit. e nisi Balla do ta vijoj une. Për shembull sot ka sisteme qe fibra optike spunon e radaret sjane te lidhur ne kohe reale. Do e ndryshojmë situatën. Kjo do te rrise jo vetem sigurine rrugore por edhe ate kombetare. Ka mbaruar studimi fizibilitetit dhe jemi dakord te nisim sa me shpejt. Identek do të jetë objektivi im i trete, shtypja e pasaportes me digjital id do te na jap mundesin qe cdo shtetas te marrë sherbimet ne kohe reale nga e-albania e jo vetem”, tha ministri Hoxha. a.b




