SHKODËR/ Historia e atentatit ndaj boksierit, Kajoshi rrahu babain e autorit në...

SHKODËR/ Historia e atentatit ndaj boksierit, Kajoshi rrahu babain e autorit në qershor

111
0
Shares

Policia e Shkodrës identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga Arjan Kajoshi (djali i pronarit të automjetit), ndërkohë boksier i njohur në Shkodër

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi Arjon Kajoshi, ju bëjmë me dije se është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit Alban Bruçi.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme”, njoftoi policia e Shkodrës.

Ngjarja e sotme mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin më 3 qershor të këtij viti në Shkodër. Arjon Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Brucin, babain e autorit. Për këtë ngjarje ishte i shpallur në kërkim dhe Arlind Kajoshi, vëllai i boksierit. Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij dhe u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.

“Sqarojmë se shtetasi Alban Bruçi nuk është në kërkim nga policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Bruçi pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY