Komedia “Gruaja e burrit tim” vjen në Tiranë

Komedia “Gruaja e burrit tim” vjen në Tiranë

143
0
Shares

Komedia “GRUAJA E BURRIT TIM” vjen në Tiranë në datat 9 -10 – 11 Shtator, Ora 20:00 tek Teatri Veror i Liqenit Artificial.
Regjisor i pjesës është Kiço Londo ndërsa luajnë aktorët: Xhejni Fama, Denisa Demaj, Denada Llanaj, Ersiljano Xhelollari, Aleksandër Kondi, Genc Lleshi, Eglein Laknori.

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë.
Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY