Është vendosur hapja e garës për kreun e ri të Policisë së Shtetit e cila pritet të jisë nesër përmes një thirrje në faqet e ministrisë, vetëm pak kohënpas kalimot të ligjit të ri për Policinë e Shtetit i cili ka lehtësuar shumë rregullat për bjë nga detyrat më të rëndësishme në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen por ndërkojë mund të futet sërish më garë.
“Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i ka përdorur ditët e para të emërimit për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton që pritet ti shpalosë paraditen e së premtes.
Priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme”, raportoi sot top channel, një media që përdor shpesh burime të padeklaruara të qeverisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/