DEBATI/ Bardhi paraqet mocionin për deputetin Sinaj. Komisioni verifikon firmat

DEBATI/ Bardhi paraqet mocionin për deputetin Sinaj. Komisioni verifikon firmat

61
0
Shares

Keshilli i Rregullores dhe Mandateve u mblodh sot në Kuvend ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, paraqiti mocionin për mandatin e Deputetit Vullnat Sinaj.

Gazment Bardhi tha se deputeti Sinaj, nepermejt kompanive ne pronesi te tij ka perfutuar të ardhura nga buxheti i shtetit.

“Kemi verefikuar se deputeti Sinaj, eshte pronar ne 9 kompani, ku ne 5 prej te cilave eshte aksioner i drejtperdrejt.
Ne kemi verefikuar nepermjet shkresave zyrtare ne kete rast Drejtorise se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nepermejt kompanive te tij ne vetem 9 transaksione qe ne kemi evidentuar mund te jene edhe shume me shume, ka perfiruar nga buxheti i shtetit rreth 36 mije euro.
Ne keto kushte ai eshte ne shkelje te kushtetutes konkretisht te nenit 70, pika 3”, tha Bardhi.

Në vijim Bardhi shpjegoi se Keshilli per Rregulloren dhe Mandatet, ka si detyre vetem verefikimin formal te procedures. Pra neqoftese jane firmat e e kerkuara per mocionin.

Eshte Gjykata Kushtetuese, organi i vetem qe e shqyrton çeshtjen ne themel dhe mund te vendos per kete ceshtje. a.b

DEBATI/

Gazment Bardhi: Deputetit nuk i lejohet të jetë aksioner aktiv në një kompani apo shoqëri tregtare, e keni përmbushur këtë detyrim. Kur keni emëruar personin e besuar, fakti që keni caktuar një person të besuar, keni kaluar në aksioner pasiv.

Vullnet SinajKur kanë kaluar kuotat nga një person në një tjetër, unë kam qenë në kuota pasive dhe nuk mund të urdhëroja askënd. Ai person detyrohet të zbatojë ligjin për konfliktin e interesit.

Klotilda Bushka: Të verifikohen kushtet për zhvillimin e mocionit.

Vullnet Sinaj: Biznesi ku jam me kuota pasive ka shkuar në gjykatë dhe ka fituar të drejtën e vet. Unë vetëm kam dhuruar dhe prisja të më falenderonit, të më thonit aq shumë sa i ke dhuruar ti buxhetit të shtetit…

Bledi Çuçi – Gazment Bardhit: Sa Lekë ka përfituar Sinaj nga këto transaksione?

Gazment Bardhi: Shuma e përmbledhur e përfituar nga këto transaksione është 36 milionë e 898 mijë Lekë të vjetra.

Bledi Çuçi: Kjo shumë është shumë e faturave që kanë marrë nga burimet publike për shpenzimet që janë bërë në marketin X. Shuma që ka përfituar Sinaj duhet të ishte e mbështetur me dokumentacionin përkatës. Ky nuk është përfitimi, kjo është xhiroja. Unë dua të di sa ka përfituar Sinaj nga të gjitha këto transaksione që janë kryer.

Gazment Bardhi: Unë nuk merrem me normat e fitimit që ka kompania sepse kushtetuta flet për përfitim të fondeve publike, lekë nga buxhet i shtetit kanë kaluar në kompanitë në pronësi të Sinajt. Ai ka marrë përfitimin nga secila prej këtyre kompanive.

Klotilda Felaj-Vullnet Sinajt: A ka marrë pjesë ndonjëherë marketi X në ndonjë tenderim publik?

Vullnet Sinaj: Nu kam marrë pjesë në asnjë prokurim dhe asnjë tender.

Gazment Bardhi: Kushtetuta për ju është absurditet.

Vullnet Sinaj: Unë kërkoj që t’i lexoj një për një faqet. Avokatët e dinë më mirë se unë. Unë kam nevojë që të marr kohë për një seancë tjetër të sjellë të dhënat e mia për akuzat që m’i drejtoi kolegu.

Elisa Spiropali: Këtë seancë ta shtyjmë jo më vonë se sa data 18 Shtator, të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve. Data 18 Shtator është afati fundor.

Gazment Bardhi: Nuk ka nevojë për të lënë 2 javë kohë athua se deputeti do të marrë një studio ligjore.

Elisa Spiropali: Atëherë, jo më pak se një javë për të paraqitur prezencën e tij Sinaj për mbledhjen e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY