Beleri premton të rikandidojë sërish për Himarën, deklarata tek porta e burgut

Beleri premton të rikandidojë sërish për Himarën, deklarata tek porta e burgut

58
0
Shares

Fredi Beleri tha sot në derë të burgut të Fierit se do të rikandidojë sërish në Himarë nëse vlerësohet i pafajshëm nga Gjykata e Strasburgut.

“Betejën ligjore do ta vazhdoj në Strasburg. Kjo çështje do të mbyllet në Strasburg dhe do kërkojë të drejtën atje. Kur të mbaroj vendimi i Strasburgut dhe nëse dal i pafajshëm sigurisht që do kandidoj”, tha Beleri ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë si të paligjshme.

Beleri tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq me pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama.

“Në Shqipëri nuk ka zgjedhje sepse pushteti ka vendosur që në këtë shtet të mos bëhen zgjedhje. Në zgjedhjet që u bënë më 14 maj dola fitues, zgjedhjet që u bënë në 4 gusht ishin të paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, i paligjshëm ishte dekreti i zgjedhjeve të presidentit dhe të paligjshme ishin vendimet i kryeministrit për të implikuar gjithë shtetin dhe mafien për të fituar një pal zgjedhje në një fshat”, tha Beleri për mediat që e prisnin para qelisë pas vendimit të gjykatës së Fierit për lirimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY