Erion Veliaj thyen rekordin e propogandës, fut fotot e veta në tesktet...

Erion Veliaj thyen rekordin e propogandës, fut fotot e veta në tesktet shkollore. Skandal i Ministrisë

86
0
Shares

Një tjetër skandal ka ndodhur me kreun e bashkisë Erion Veliaj këto ditë. Ai ka përfshirë veten në tesktet shkollore të arsimit fillor duke thyer çdo rekord të propogandës vendosur deri tani nga oligarkia politike e PS. Pasi u vendosi emrat  e shokëve rahmetlinj shkollave e rrugëve të Tiranës, tani po përgadit arkivin e vet.

Kjo është denoncuar sot nga kreu i FRPD, Besart Xhaferri i cili tha se ministria kujdeset të fusë fotot e Erion Veliaj në tekstet shkollore të fëmijëve tanë.

“Pavarësisht panorames së trishtë me arsimin që sot po nxjerr në masë analfabetë funksional, Kreu i Bandës 5D Erion Veliaj, i cili shpërdoroi me sektin e tij 55 milionë euro të taksës së arsimit dhe që ka lënë lagje të tëra të Tiranës pa çerdhe dhe shkolla publike, kujdeset që të fusë fotot e tij në librat shkollor, siç veprohej para viteve 1990”, deklaron Xhaferri në rrjete sociale.

Veliaj ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant.

Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve”, kërkoi kreu i FRPD, Xhaferri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY