Vodhi një automjet, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, arrestohet 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.
Gjendet në zonën e Laprakës, dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
“U arrestua shtetasi A. H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/