‘Tirana thahet në ujë. Media nuk flet sepse Lali paguan’

‘Tirana thahet në ujë. Media nuk flet sepse Lali paguan’

109
0
Shares

Kordinatori i PD për Tiranës, Klevis Balliu denoncoi sot mungesën e ujit në Tiranë prej disa kohësh.

“Prej një jave dhe më shumë, një pjesë e mirë e Tiranës, lagje shumë të populluara si Astiri dhe rruga e Elbasanit janë pa ujë. Ndërkohë, që në Instagram dhe në Facebookun e Veliajt dhe Ramës, Tirana promovohet sikur të ishte Stokholmi, në realitet në disa zona të saj i ngjan më shumë Kandaharit.
Sot kryeqyteti është vatër e prapambetjes: pa ujë, pa gjelbërim, me mbeturina në çdo cep.
Kulmi është kur qytetarëve u rritet tarifa e ujit, por u hiqet uji.
Në zona e mbetura pa ujë, në mes të thatësirës së verës, si Astir apo Rruga Elbasanit e te tjera, qytetarët furnizohen me bote. Për t’u larë shkojnë te të afërmit, apo në palestra.
Jemi në të njëjtin qytet kryebashkiaku i të cilit ka premtuar ujë 24 orë. Ju ftoj te ndiqni videon.
Jemi në të njëjtin qytet ku është rritur çmimi i ujit me arsyetimin se këto para do të shkojnë në investime, që të kemi ujë dhe sipas standardeve.
Ajo që ka ndodhur është: ujë ose nuk ka, ose edhe kur vjen është i papijshëm dhe i kontaminuar, siç u zbulua nga një raport i para pak kohëve. Pra, as ujë dhe as standarde.
Media nuk flet, sepse lali paguan.
Ku kanë shkuar atëherë milionat e eurove në taksa dhe tendera?”, denoncoi Balliu. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY