Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Prej 2014 nga Shqipëria u larguan 66% e shqiptarëve, renditemi në krye të vendeve të braktisura”

28/08/2024
“Prej 2014 nga Shqipëria u larguan 66% e shqiptarëve, renditemi në krye të vendeve të braktisura”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se prej vitit 2014 nga Shqipëria u larguan 66% e shqiptarëve, renditemi në krye të vendeve të braktisura nga banorët e saj.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Mediat dhe organizatat ndërkombëtare informuan ndofta lajmin më tronditës të 33 viteve. Sipas Organizatës Botërore të Emigracionit, Shqipëria renditet në krye të vendeve të braktisura nga banorët e saj. Sipas kësaj organizate, më seriozja në këtë fushë në botë, 66% e shqiptarëve në këto tri dekada janë larguar nga Shqipëria.

Sot në Shqipëri banojnë vetëm 34% e shtetasve shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në këtë vend. Mbi 1.6 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. E vërteta është se në vitin 1991 shqiptarët të cilët kishin gjithësej 204 dollarë për frymë dhe dolën nga sistemi hiperkolektivist-socialist, si fantazma më shumë, se sa si njerëz, u takuan me lirinë, por dhimbjet e urisë, dhimbjet e mjerimit i detyruan ata masivisht të largohen nga Shqipëria.

Qindra e mijëra u larguan nga deti, nga toka, nga ky vend. Por e rëndë dhe e tmerrshme është se largimet më të mëdha, 40% të atyre që janë larguar nga Shqipëria këto 30 vite, u larguan pas vitit 2014. Në vitet 2005-2013, edhe pas heqjes së vizave kishte qarkullim, kishte edhe largime, por pati më shumë kthime në Shqipëri. 180 mijë familje shqiptare u kthyen nga emigracioni në Shqipëri.

Numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Kurse nga 2014 dhe në vazhdim filloi procesi i zbrazjes masive të Shqipërisë, i zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët sa kurrë ndonjëherë nga ndonjë luftë, sa kurrë ndonjëherë nga ndonjë tragjedi, zi buke, apo epidemi.

Gjatë këtyre viteve, sipas EUROSTAT nga 2014-2022 vetëm në vendet e hapësirës Shengen emigruan në total 35% e popullatës së vendit, apo 981 506 shtetas shqiptarë, nga të cilët po sipas EUROSTAT 991 670 kërkuan azil politik në vendet e hapësirës së Shengen. 311 650 qendrojnë ilegalë në këto vende, kurse 478 245 mijë arritën të marrin dokumente të rregullta, apo kishin marrë dokumente të rregullta.
Pra, shifrat e EUROSTAT vetëm në zonën e Shengen tregojnë se u larguan 35% e shqiptarëve, por në rast se shtojmë këtu të larguarit për në Britaninë e Madhe, 43 mijë të larguar me Green Card në SHBA me lotari, këto së bashku e çojnë në 38% numrin e të larguarve nga Shqipëria.

Dhe në rast se shtohen zona tjera Kanada, Australi, Norvegji, Zvicër, Lindje e Mesme dhe kudo, numri i të larguarve nga Shqipëria nga 2014 e gjer sot arrin në 40% të shqiptarëve. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.