Arrestohet Keli, la pa jetë dje Amarildo Hoxhallarin

Arrestohet Keli, la pa jetë dje Amarildo Hoxhallarin

146
0
Shares

Policia ka vënë në pranga Darmend Kelin, 25 vjeç, si autor i vrasjes së Amarildo Hoxhallari një natë më parë.

Keli, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Darmend Keli ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në të njëjtën ngjarje është arrestuar edhe A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Ai po drejtonte një motomjet ku ndodhej edhe Hoxhallari para se të vritej. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY