Analiza brilante e Artan Fugës: Çfarë jemi…!

Analiza brilante e Artan Fugës: Çfarë jemi…!

105
0
Shares

Nga Artan Fuga (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Lexuesit braktisin librin, se nuk gjejnë gjë aty;
Popullsia rurale braktis territorin, sepse është shkretuar;
të rinjtë braktisin shkollën, sepse nuk gjejnë aty dijen që t’i ndihmojë për jetën;
telespektatorët braktisin televizionet, sepse neveriten nga propaganda;
talentet në futboll, braktisin kampionatin për t’u shit jashtë, pa vlerë të jesh sportist në vend,
votuesi braktis kutinë e votimit, e ç’vlerë ka vota;
Opozitarët braktisin opozitën, nuk di a e dëgjojnë shefat e saj, dhe thonë se si opozita si qeveria njësoj janë, bashkë janë,
dallëndyshet kanë braktisur qytetet, ku t’i ndërtojnë çerdhet ?;
Nuk ka më dhelpra, lepuj, ujq, se për arinj, tigra dhe luanë nuk ka pasur kurrë, nuk ka më as gjarpërinj, dy breshka mashkull – femër shoh çdo ditë, edhe qentë e gjahut u bënë obezë sepse gjahtarët braktisën çiften;
Individët nuk u drejtohen më gjyqeve, bëjnë vetëgjyqësi, sigurisht, një çështje zgjat tani disa vjet;
investitorët e huaj na kanë lënë pendët, sigurisht, tregu është monopol,
erdhi vjeshta, ikin dhe turistët, erdhën, u kanë, u shplanë, ç’do bëjmë më?
Spektatorët kanë braktis kinemanë, estradën, teatrot, ku ka filma, drama, kompozime serioze shqiptare, edhe targat i merr “dyo lypa”;
bujku braktis tokën, nuk i del të prodhoj shalqi;

Pyetja është, çfarë jemi kur nuk jemi telespektatorë, votues, spektatorë, opozitarë, investitorë, sportistë, nxënës, klientë?

Hiç o, frymorë, rrimë në kafene zbathur, këndojmë valle idiote, ngrohemi në diell dhe bëjmë xhiro me makinë!

Hedhim valle në gojë të ujkut si prej shekujsh, ndërkohë çakalli bën kërdinë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY