Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, skenar për eleminimin e 2 vëllezërve dhe pjesë e grupit të Ervin Matës

23/08/2024
3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat
Share on FacebookShare on Whatsapp

U krye ekstradimi nga Spanja, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ismail Zeneli alias Luan Sadria, 50 vjeç, i lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, i dyshuar si i përfshirë në grupin e Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit.

SPAK ka regjistruar procedim në vitin 2023 dhe në kuadër të këtij procedimi, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, kanë zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane. Gjithashtu, hetimet janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura ne Shqipëri.

Dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli alias L. S. është koordinuar me bashkëpunëtoret e tij dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, me qëllim vrasjen. Më tej, dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërisht në Valencia, Spanjë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.