E përditshmja italiane “Il Corriere Della Sera” ka botuar parathënia e shkruar nga Papa Françesku për librin “Ta duam të padashurin” që përmbledh dy fjalime të panjohura deri tani të mbajtura nga Nënë Tereza në vitin 1973 në Milano.
Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë.
Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014.
“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Europë. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”, shkruan Shenjtëria e Tij.
Së shpejti, më 4 shtator të këtij viti, në Vatikan është në program ceremonia solemne e shenjtërimit të bamirëses së njohur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/