Berisha akuzon Ramën për zhdukjen e Ervis Martinit: Vrasjet në urë i...

Berisha akuzon Ramën për zhdukjen e Ervis Martinit: Vrasjet në urë i bën policia

434
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi sot Edi Ramën për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Rama kërcënoi Ervis Martinin! Kushëriri i tij u ekzekutua në urë, kur dihet se vrasjet në urë i bën policia, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën?
A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie?
A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?
A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij?
A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit?
Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi.
Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë.
Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.
A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës që kokat t’i hanë njëri-tjetrit? r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY