Horoskopi, 24 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 24 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

50
0
Shares

Dashi
Planetët do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj gjatë gjithë ditës, duke ju dhuruar gjallëri dhe energji. Ndër të tjera Hëna ju sugjeron që të vlerësoni prioritetet tuaja dhe të nisni projektet që kanë nevojë për më shumë vëmendje.

Demi
Ka ardhur momenti të planifikoni hapat tuaj të ardhshëm, ata që kanë vërtetë rëndësi. Në fushën e dashurisë, do të përfshiheni nga emocione të forta.

Binjakët
Kjo e diel do jetë e mbushur me dyshime dhe re të shumta përreth jush. Do jeni kaq konfuz sa që nuk do dini si të veproni. Do e shikoni çdo gjë nga një këndvështrim tjetër dhe pengesat dhe situatat nuk mund t’iu shqetësojnë më shumë se kaq.

Gaforrja
Në qiellin tuaj gjithçka do të hapet. Planetet ju këshillojnë që të vlerësoni më mirë prioritetet dhe të përfundoni ato gjëra që nuk presin, ndonëse do ju duhet shumë përkushtim.

Luani
Kjo ditë do ju dhurojë një dritë të veçantë. Yjet në bashkëpunim me planetët do ju ndihmojnë që të përballoni sa më lehtësisht çdo problem që mund t’iu dalë përpara.

Virgjëresha
Planetët sugjerojnë relaks pasi e diela juaj do jetë e mbushur me shqetësime. Shqetësimet me të cilat do të përballeni, do të komplikojnë sjelljen tuaj gjatë gjithë ditës.

Peshorja
Kjo do jetë një e diel e fortë. Do të jeni emblemë e harmonisë, në çdo pikëpamje. Këshillohet që të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj dhe dita do të shkojë më së miri.

Akrepi
Do të jeni të favorizuarit e kësaj dite. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju japin mundësinë që të prisni çdo mundësi që do ju jepet. Do të arrini të realizoni synimet tuaja.

Shigjetari
Ndonëse është e diel, detyrat do të kenë prioritet ndaj kënaqësive. Do të ketë disa gjëra të cilat nuk do mund ti delegoni. Me kalimin e orëve do të relaksoheni, ndoshta në shoqërinë e partnerit apo të miqve tuaj më të dashur.

Bricjapi
Kundërshtitë e Neptunit me Saturnin do të bëhen bashkë, duke ju krijuar jo pak pengesa. Mundohuni të ruani durimin për të mos u ngatërruar mes vështirësive, të cilat zor se do i menaxhoni.

Ujori
Në sajë të ndikimit të Hënës do të fitoni disa siguri më shumë. Mundohuni të fitoni dashurinë e njerëzve tuaj të dashur, duke nxjerrë në pah vlerat që mund ti keni lënë në hije.

Peshqit
Lërini ndikimet e Hënës, që mos të ndikojnë tek ju. Bëni kujdes ndaj acarimeve të mundshme, tregohuni më të maturuar dhe më të dashur, në mënyrë që të mos rrezikoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY