Berisha: Skapi i partisë amniston Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël...

Berisha: Skapi i partisë amniston Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël Agaçin

161
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi SPAK se amnistoi përmes moshetimit Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël Agaçin, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë dhe familjarë të tyre.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Çdo ditë mediat publikojnë të dhëna për vjedhje të dhjetëra, qindra, por edhe miliarda euro nga paratë e buxhetit të shtetit, nga pasuritë publike të shqiptarëve, nga Edi Rama, klani afër tij, nga qeveritarët qendror dhe vendor, nga shtëpitë e mafias qeveritare, mafiozët në të 4-anët e vendit.
Çdo ditë organizata kriminale e kryesuar nga Altin Dumani që quhet Skapi i partisë, amnistron këta bastardë, kriminelë që tallen në mënyrën më cinike me shqiptarët.
Nga njëra anë amnistojnë Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël Agaçin, qeveritarë, zyrtarë të tjerë. Nga ana tjetër për të mashtruar shqiptarët lëshojnë, firmosin, mandate kallpe.
Nga 110 mandate arresti, 90 ja mbathin sepse njoftohen para se të firmosen, sepse paguajnë për tu njoftuar.
Sepse kurrë nuk ka patur Shqipëria një institucion më famëzi, më kriminal se Skapi i partisë.
Kjo organizatë kriminale është shndërruar në një mburojë të krimeve të tmerrshme qeveritare, të vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës dhe klanit të tij, Edi Ramës dhe familjes së tij.
Erion Veliajt dhe klanit të tij, Erion Veliajt dhe familjes së tij.
Lubi Ballukut dhe tarafit të saj. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY