Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ardisi, 14 vjeçari kamarier i Shirokës befason turisten nga Belgjika me gjestin

18/08/2024
Ardisi, 14 vjeçari kamarier i Shirokës befason turisten nga Belgjika me gjestin
Share on FacebookShare on Whatsapp

14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen ndërkohë që një histori mirësjelljeje e ka vendosur atë në qendër të mediave shqiptare.

Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge, raporton top channel.

“Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse të mos ia ktheja. Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, tha 14-vjeçari për tch.

“E kam marrë direkt në punë sepse është një djalë i shkathët, ai më mban krejt lokalin. Punon 16 orë në ditë. Më ka pëlqyer shumë gjesti”, tha pronari i lokalit.

Vetëm kur ka mbërritur në Theth për të bërë pagesën e hotelit, belgia Katrine Fabianne ka vënë re se i mungonte çanta e saj, duke i humbur të gjitha shpresat për paratë, kartat e bankës dhe pasaportat.

Dhjetëra shqiptarë, tregon turistja, më kanë kontaktuar për të më ndihmuar.

“Në mbrëmje në Theth, shkova tek makina për të marrë çantën dhe nuk ishte aty. I thashë të dashurit tim, që çantën e kam harruar në Shirokë, dhe ai mu përgjigj: Tani morëm fund. Tentova të gjej lokali online dhe ta telefonoj por ishte e pamundur. Nisem të riktheheshim për Shkodër kur papritur në telefonin tim, në Facebook, mbërritën me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shqiptareve që e kishin parë online postimin për çantën e gjetur.

Ata me lajmëruan se një djalë i ri e kishte gjetur dhe i kishte dërguar tek policia, pastaj shkova në komisariat dhe mora gjithçka çfarë më kishte humbur. As në ëndrrat e mia me të bukura, nuk do e kisha imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte. I jam shumë shumë mirënjohëse Ardisit. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë nëpër Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur diçka tjetër. Njerëz fantastik”, deklaroi turistja për tch.

Në një tjetër histori, dy vite me parë, në Shkodër, 16-vjeçari Erind Shkambaj, gjeti në tokë një portofol me mbi 6000 euro dhe ia dorëzoi një turisti Italian që i kishte humbur./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.