Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tymi i plehrave në Vlorë, histori korrupsioni. Ja si u zhvilluan tenderat disamilionësh

17/08/2024
Tymi i plehrave në Vlorë, histori korrupsioni. Ja si u zhvilluan tenderat disamilionësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tymi i plehrave mbyti Vlorën këtë verë ndërsa kjo situatë u krijua nga një korrupsion i dyshuar në tenderat për menaxhimin e plehrave kryer nga bashkia e Vlorës.

“Për landfillin e Sherishtës Vlorë më 5 Dhjetor 2016, u nënshkrua marrëveshja per financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Bankës gjermane KFW. Projekti i integruar përfshinte kredinë në vlerën 12.5 milion euro dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milion euro”, tha sot zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.
Në vijim ajo paraqiti një sërë faktesh:

Më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk.

Në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020.

Kaq mjafton për të dyshuar se tenderi ishte fiktiv dhe fituesi u paracaktua.

Vlera e kontratës së lidhur 2 muaj para se të shpallej fituesi ishte 9.8 milion euro dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të kontratë ishte 1.5 vite ose deri Tetor 2021.

Në datën 27 Prill 2020 u lidh kontrata nr.3313 me JV ITS & Bulfaro spa.

Në zbatim të kësaj kontrate të lidhur me nr 3313 datë 27 Prill 2020, nga data 28 Korrik 2020 deri 7 Janar 2023 ITS e klodian Zotos u pagua 2.4 Mil Euro sipas të dhënave marrë nga spending data.

Në 13 Dhjetor 2021 ITS vendoset nën sekuestro preventive nga GJKKO.

Në 7 Janar 2023 pagesat ndërpriten.

Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjet në landfillin e ri të Sherishtës që në Tetor 2021

Por aktualisht landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni; qytetarët dhe turistët u helmuan nga tymi ndërkohë qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë të krijuar përvit.

Qytetarët janë të vetëdijshëm që Qeveria Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet problemeve të qytetarëve sepse është e zënë me vjedhjet , korrupsionin e propagandën.

Vangjeli shtron disa pyetje:

1. Si u krye procedura e tenderit për të cilin kontrata u lidh 2 muaj para shpalljes së fituesit?

2. Përse u pagua ITS deri 2023 ndërsa kontrata përfundonte në 2021….

3. A u aplikuan tarifat për vonesa në zbatim të kontratës së lidhur….

4. Cilët janë zyrtarët publikë që mbajtën përgjegjesi ndërsa objekti i kontratës nuk është funksional edhe mbi të gjitha ende sot e kësaj dite mbetjet digjen rrugëve duke dëmtuar shëndetin e banorëve dhe shkatërruar turizmin ….

Spaku është zgjuar apo pret konfirmimin nga bosi i tij Edi Rama edhe për këtë çështje,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.