Nuk ndalet protesta para bashkisë së Tiranës: Të ikë Erion Veliaj

Nuk ndalet protesta para bashkisë së Tiranës: Të ikë Erion Veliaj

137
0
Shares

U zhvillua sot në Tiranë protesta para Bashkisë edhe pse në mes të pushimeve dje më temperatura mjaft të larta.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt pas skandalit të 5D dhe inceneratorëve.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi përmendi sot edhe operacionin financiar të kompanisë ‘5D’ të cilët kishin blerë gjysëm milionë euro apartamentin e Gramoz Ruçit.

Ai tha se, ky ishte pastrim parash sepse Gramoz Ruçi vazhdon e jeton në të njëjtin apartament edhe pse e ka shitur. Kwlliçi shtoi se Carlo Bollino është hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK, që ka lënë pa një shkollë njësinë numër 7 në Tiranë, pa një shkollë pa një gjimnaz, sepse ka vjedhur tokën publike të dhuruar nga familja Begeja për të bërë një shkollë.

‘Na kanë vënë fuksa nga mbrapa si në kohën e Enver Hoxhës, që na ruajnë. Carlo Bollino, hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK, që ka lënë pa një shkollë njësinë numër 7 në Tiranë, pa një shkollë pa një gjimnaz, sepse ka vjedhur tokën publike të dhuruar nga familja Begeja për të bërë një shkollë.

Ka vjedhur tenderat e AKSHI-t, për të financuar një televizion që shpif e hedh baltë nga mëngjesi në darkë, kundër opozitës. Këta dinë gjithçka për opozitën, por ky hajduti që e ka emrin Erion Veliajt, nuk ka parë atë monstrën aty, 7 kate pa leje, e ka Armando Lilaj, shoku i ngushtë i Veliajt, ortaku i Fatmir Xhafajt, komunisti i fundit në drejtësi.

E ka Armando Lilo i kallëzuar në SPAK, 50 metra është distanca nga dritarja e Velaijt tek 7 katëshi, por këtë nuk e shohin. Shohin tendën e Adriana Kalasë, shohin protestuesit e opozitës. Çdo ditë paguajnë analistë, portale për të shkruar kundër opozitës, për të dekurajuar opozitën për të dalë në protestë. Sot është dita që të falenderojmë qytetarët e Tiranës në këtë protestë maratonë.

Një protestë qëndrese në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Tiranës. U përmendën shumë gjëra gjatë fjalëve këtu, por diçka nuk u përmend. Gramor Ruçi, e patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysëm milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë.

Të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash. 


Sepse nuk ka qytetar shqiptar që nuk e di, SPAK nuk e di, por mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht, përveç medieve opozitare, seps në mediat e tjera se keni parë.

Elton Kacidhja, dogji zyrat e UKT-së për të zhdukur faturat. A ka mbajtur njeri për këtë skandal, askush. Sot që flasim, ky bandit që quhet Elton Kacidhja, bankomati i radhës  së Erion Veliajt, personi që paguan gazetarë, analistë, media, portale për të shpifur mbi opozitën, ky njeri është është i qetë”, tha gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi.

N/kryetari i këshillit bashkiak, Dorian Teliti tha se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se ata nuk do i ndalin protestat deri në arrestimin e Erion Veliajt. Ai i bëri thirrje kreut të SPAK ose të arrestojë Erion Veliajn ose tia vërë vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg se po dëshmon se je partner në krim me këtë monstër që çdo ditë vazhdon e vjedh dhe abuzon me taksat e shqiptarëve.

Klevis Balliu tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur. Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Sipasa tij kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY