Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

224 mijë metra tokë në Himarë për fisin Koleka, procesi që bëri me pronë edhe Edin e Olsin

01/08/2024
224 mijë metra tokë në Himarë për fisin Koleka, procesi që bëri me pronë edhe Edin e Olsin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeninistri Edi Rama u ka dhënë vetes dhe familjarëve të tij 224 mijë metra katror tokë në Vuno, Himarë duke ndërmarrë disa akte qeveritare njëri pas tjetrit.

Lajmi u bë i ditur sot nga sekretari ligjor në PD, Ivi Kaso i cili shpjegoi në detaje se si është zhvilluar kjo procedurë përmes së cilës familja Koleka (e nënës së Ramës) është bërë me pronë të madhe.

DETAJET/ Nuk kemi të bëjmë me një arë, por me 22.4 hektarë ose 224 mijë metra, ku ai dhe i vëllai Olsi marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zonë, e painvestuar përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro. Kur Rama me “investitorët strategjikë” të tij ta kthejë në resort, bëhet fjalë për mbi 150 milion euro fitime.

Pyetja është si arriti Edi Rama deri këtu?

Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë çuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjencinë e Trajtimit të Pronave-ATP.

ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion.

I gjendur përballë refuzimit të agjencisë, Rama ka ndryshuar ligjin, sipas të cilit me anë të një vendimi, Gjykata e Apelit e detyron ATP ta regjistrojë direkt pronën. Kini parasysh se ligji i mëparshëm parashikonte që vendimi i Gjykatës së Apelit e detyron ATP ta rishqyrtojë, jo ta regjistrojë direkt pronën.

Për ta rënduar skandalin ATP në këtë proces gjyqësor as që ka guxuar të paraqitet e të mbrojë interesin e shtetit.

Këtë ndryshim Edi Rama e ka bërë nëpërmjet 7 akteve ligjore, 2 ligje dhe 5 VKM.

Në këto kushte Gjykata e Apelit ka marrë një vendim të detyruar nga ligji i rishikuar, qepur me porosi nga vetë Rama.

 Edi Rama ka kthyer kështu një sipërfaqe toke me pronësi të dyshimtë në një Eldorado për fisin e tij, dhe pavarësisht kësaj del i thotë publikut se ai nuk ka marrë asnjë metër tokë.

Një prej përfituesve të tokës në këtë zonë është dhe familja e Vilma Nushit, oligarkja e preferuar e Ramës, gjithashtu pasardhëse e një prej familjeve të Byrosë Politike, ashtu si vetë Kryeministri.

Kaso ka evidentuar standardin e dyfishtë antiligjor, etik dhe politik, që përdor Edi Rama dhe vegla e tij SPAK, për familjet e tjera që nuk kanë qenë pjesë e nomenklaturës komuniste.

“Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha janë në arrest politik prej 8 muajsh. Ish-kryeministri është në hetim se u ka kthyer pronën e tyre mijëra qytetarëve të shpronësuar nga komunizmi, dhe një ndër përfituesit është edhe dhëndëri i tij me rreth 400 m2.

Ndërkohë, familjet e Byrosë Politike, Koleka, Rama dhe Nushi, ndajnë mijëra metra2 tokë në një prej zonave më të lakmuara të Shqipërisë, familjet e persekutuara nga të njëjtët byroistë, si Begeja etj, pasardhës i të cilëve është Jamarbër Malltezi, persekutohen sërish.

Lideri i opozitës pa asnjë provë mbahet në burg politik”, deklaroi Kaso. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.