EKREM SPAHIU/ Partitë parlamentare të opozitës në sprovën e madhe për demokracinë

EKREM SPAHIU/ Partitë parlamentare të opozitës në sprovën e madhe për demokracinë

66
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, si subjekt me identitet të spikatur kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, por edhe ne drejtuesit e kësaj force politike, me kontribute dhe përvojë të gjatë në politikë, e kemi detyrim moral e politik që të kontribuojmë për një demokraci të drejtë dhe funksionale në Shqipëri.

Obligimi dhe synimi ynë madhor është t’ju kthejmë zgjedhësve shqiptarë besimin te zgjedhjet e lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit, për një demokraci përfaqësimi real në Kuvendin e ardhëshëm të Shqipërisë.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, që në fillim të vitit 2023 ka shpallur prioritet kryesor të saj, Reformën Zgjedhore për zgjedhjet politike të vitit 2025.

Në këtë kuadër:

– LZHK në shtator 2023 është bërë nismëtare e një grupi prej 31 deputetësh të partive të ndryshme, në hartimin dhe depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të një drafti substancial për Reformën Zgjedhore.

– Më 24.05.2025 LZHK ka zhvilluar takimin kombëtar vetëm për Reformen Zgjedhore, me katër shtyllat e saj:
• Barazia e votes, me sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
• Lista të hapura
• Votim dhe numërim elektronik
• Vota e diasporës

– Më 5 korrik 2024, LZHK organizoi një tryezë për Reformën Zgjedhore me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe institucional kombëtarë e ndërkombëtarë, për të diskutuar e unifikuar në maksimumin e mundshëm, qëndrimin e opozitës për këtë çështje të madhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo tryezë ishte e dobishme dhe mori rëndësi të veçantë, pasi duhet të theksojmë se sot në Shqipëri, ulja dhe unifikimi i opozitës për çështje kapitale të demokracisë në Shqipëri, fatkeqësisht është e vështirë.

Sot dhe nesër (25 dhe 26 korrik) do të zhvillohen seancat e fundit të këtij sesioni në Kuvendin e Shqipërisë ku do të diskutohet dhe miratohet edhe Reforma Zgjedhore për zgjedhjet politike të vitit 2025.

LZHK, e angazhuar posaçërisht dhe paanshmërisht për një Reformë Zgjedhore që iu kthen zgjedhësve besimin se Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje demokratike të ndershme, tërheq vëmendjen se është momenti kur të gjitha partitë parlamentare të opozitës do të vihen në sprovën e madhe përpara demokracisë dhe shqiptarëve.

Prandaj, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” u bën thirrje partive parlamentare: *Boll më!* Pas 34 vitesh, shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit. Ky është mision, jo axhendë rutinë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY