Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta shkrimtari e gazetari Ali Mehmetaj

20/07/2024
Ndahet nga jeta shkrimtari e gazetari Ali Mehmetaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkrimtari dhe gazetari nga Prishtina, Ali Mehmetaj u nda nga jeta me 16 korrik.

Ali Mehmetaj vdiq në Klinikën pulmologjike në spitalin e Prishtinës pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i shkrimtarit dhe humoristit, Ali Mehmetaj u krye në varrezat e katundit të Dubovës së Madhe, vendlindjen e tij, komuna e Pejës.

Ali Mehmetaj u lind në Pejë, në vitin 1950. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu në Peje. Studimet për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i disa revistave, si: “Kosovarja” “Horri”, “Morri” “Anza”, “Dardania”, “Titanik”, “Vizatori” dhe “Verbi”.

Ali Memetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës deri sa u dëbua nga policia serbe me dhunë nga puna.

Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1988; “Gungaçi dhe Djali”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për femije, Rilindja, Prishtine, 1996; “Pse shqiptaret nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtine, 2008; “Një Përmendore për Gomarin”, komedi, Titanik e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Njeriu Misterioz”, komedi, Titanik, Prishtine, 2008. “Njeriu me Sidë” “, roman humoristik. Titanik, Prishtine, 2023. “Jeta pas Vdekjes”, roman humoristik, Titanik, Prishtine 2023. “I kthyeri nga ISISI”, drame, Titanik, Prishtinë 2023. “I kthyeri nga Parajsa” “, komedi, Titanik, Prishtine 2023.

Është botues i romaneve të letërsisë botërore, i librave psikologjik dhe te biznesit. Ka rishkruar dhe adaptuar romanet: “E fshehta e vulës se blertë” të Hana Ozhogovska, : “Robinson Kruzo” të Daniel Defos dhe “20.000 milja nën det” të Zhyln Vernit etj. Ai ka jetuar dhe vepruar në Prishtinë. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.