“Do bien vetë në gropën e gjoksit të tyre. Do e pësojnë...

“Do bien vetë në gropën e gjoksit të tyre. Do e pësojnë si Bullgaria”

1139
0
Shares

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se rritja e çmimeve në rivierën e jugut do ti penalizojë vetë ata për vitet e ardhshme. Ai foli sot në një takim me kryebashkiakët e vendit ndërsa premtoi se legalizimet do të mbyllen në vitin 2026.

PJESË NGA FJALA E RAMËS/ Pavarësisht se pranoi që qeveria nuk mund t’i imponojë çmimet operatorëve turistikë, gjatë takimit me 61 kryebashkiakët e vendit, Rama i këshilloi bizneset në Jug që të ndalin rritjen e palogjikshme të çmimeve.

Sipas kreut të ekzekutivit ajo që po ndodh në plazhet e rivierës shqiptare është një vetëvrasje në terma ekonomikë, pasojat e së cilës do të ndihen më shumë në sezonet e ardhshme turistike.

Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet, kjo është shumë e qartë, ky është sistemi që kemi zgjedhur dhe nuk vendosim dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i kontrollojmë dot apo nuk i imponojmë dot. Por ama, në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olti, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve, është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve.

Është shumë e rëndësishme të flitet dhe tu thuhet që kjo është,jo vetëm e padrejtë, se mbase në kushtet e kapitalizmit fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë nuk e perceptojnë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë, është strategji vetëvrasëse.

Duhet të komunikohet dhe duhet të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër sepse po të ishte kaq kollaj do ta kishte bërë tërë bota këtë sport.

E kanë bërë në pjesë të caktuara dhe pastaj kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura, por e kanë marrë vonë kështu që, përpara sesa të jetë vonë, është shumë e rëndësishme të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’jua imponojë, por ama është dhe çështje dijeje dhe ideja që “Meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë, ne po ia hedhim në erë të gjithë tavanet e arsyes së çmimeve” është komplet një ide komplet e çmendur.

Ndërkohë, shikoni Durrësin, shikoni Shëngjinin, shikoni Velipojën; stabël. Natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri, dihet ajo punë, sepse tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe kaq konkurruese nga pikëpamja e asaj që përfaqëson, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që i ngrenë ato çmime në atë farë feje. Do bien vetë në gropën e gjoksit të tyre.

Nuk më vjen keq për ta, por është e padrejtë komplet dhe është e turpshme për të krijuar një klimë absurde që në këtë moment kur ne sapo kemi hyrë në Champions League e turizmit të Mesdheut të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport shumë vite më parë dhe e ka paguar, me vite të tëra nuk kthehej dot më aty ku ishte sepse e thotë populli shqiptar “Më mirë syri sesa nami”. Vlonjatëve u ka dalë edhe syri, edhe nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi, atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë.

Kështu që, është mirë që ta kuptojnë dhe mbase me këtë gjuhë, duke qenë se mua edhe mi tolerojnë më shumë sesa të tjerëve këto fjalë, do të zbresin pak me këmbë në tokë. Nuk zbresin dot vlonjatët se tua kërkosh të zbresin me këmbë në tokë është… por të paktën të zbresin në kat të dytë.

Pika tjetër e rëndësishme është plazhet publike.

Edhe këtu ka një konfuzion të madh sepse unë kam qenë në kontakt me të gjithë ju, plazhet publike janë aty, plazhi publik i Sarandës dihet botërisht që është mu në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia e Sarandës, është komplet i lirë për të gjithë, por edhe njëherë, më mirë syri sesa nami. Kështu që, duhet bërë çmos, jo thjeshtë që plazhet publike janë aty, por dhe njerëzit ta dinë që plazhet publike janë aty.

Natyrisht që, pjesa tjetër ka dhe ajo të drejtat e veta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY