Berisha: 11 korriku është dita e betimit të atdhetarëve se Edi Ramës...

Berisha: 11 korriku është dita e betimit të atdhetarëve se Edi Ramës do t’i japin verdiktin për gjenocidin ndaj shqiptarëve

73
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se 11 korriku është dita e betimit të atdhetarëve se Edi Ramës do t’i japin verdiktin për gjenocidin ndaj shqiptarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ 11 korriku është dita e betimit të atdhetarëve shqiptarë se Edi Ramës do t’i japin verdiktin për gjenocidin ndaj shqiptarëve.
Për krimet e tmerrshme kundër njerëzimit që ka kryer ndaj shqiptarëve, duke lërë qindra e mijëra të sëmurë të vdesin nga Covidi në shtëpinë e tyre, si në asnjë vend tjetër të Europës.
Krime të shëmtuara me të sëmurët rëndë, duke lënë të sëmurët me neurplazira, vite pa ilaçe, vite pa aparatura.
Me soj-sorollopin e tij ministra, të pashpirt, makutër.
Dita e 11 korrikut është dita e besës së madhe mes shqiptarëve.
Shqiptarët lidhin besën.
Është ditë besëlidhje.
Është ditë fitoreje.
Është ditë në të cilën, Edi Rama që sot është në Uashington si turpi i Shqipërisë, si hajduti i Shqipërisë, si krimineli shqiptar, do të marrë përgjigjen që meriton.
Ndaj dhe thirrje vëllazërore, thirrje nga zemra, thirrje nga shpirti për çdo qytetar shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion, diasporë, kudo që është, Shqipëria të thërret, Tirana të pret.
Të gjithë në protestë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY