SHUHET SHKRIMTARI ISMAIL KADARE

SHUHET SHKRIMTARI ISMAIL KADARE

1040
0
Shares

Foto e fundit e Kadaresë në kafe Juvenilja në Tiranë, shkrepur nga botuesi i tij Bujar Hudhri më 24 qershor 2024

Është ndarë nga jeta sot shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare pas një arresti kardiak. Ai u dërgua në spitalin ‘Nënë Tereza’ ku nuk ia doli dot.

Ai iku në paqe në Tiranë, ndërkohë që deri në ditët e fundit të jetës pati aktivitet dhe zhvillonte zakonet e tij të ditës si pirja e kafesë tek kafe Juvenilja në afërsi të shtëpisë së tij.

Kadare iku në moshën 88 vjeçare dhe është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, fitues i shumë çmimeve të mëdha ndërkombëtare për letërsinë, 15 herë i nominuar për çmimin Nobël.

Veprat e tij u përkthyen në mbi 45 gjuhë. Përveçse shkrimtar ai ishte një zë i fuqishëm i kombit shqiptar. Në vitin 1990 ai ishte avokati më i madh i lirisë dhe drejtave për shqiptarët, ndërsa u largua nga Shqipëria si shenjë për të përmbysur regjimin. Kudo e kurdo mbështeti lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe për një kohë të gjatë ishte barriera e dezinformimeve të historisë nga armiqtë e shqiptarëve në qarqet e rëndësishme politike dhe akademike.

Ai e vuri lavdinë e tij në funksion të kombit duke kapërcyer kufijtë e diktaturës ku realizoi shumicën e krijimeve përmes artit.

Kadare ka lënë pas një numër të madh veprash si romane, novela, poezi, ese, dramë, përkthime etj.

Bashkë me to i ka lënë vendit një standart të letërsisë, kulturës dhe arritjeve në mendim njëjtë me vende të mëdha të Evropës.

Shqipëria, Kosova, kombi shqiptar, sot, pa frymën e tij, janë më të varfër dhe me dhimbje të thellë. Ndërsa Kadare fluturon në qiell shqiptarëve do u duhet të përballin një dhimbje që u ndodh rrallë, shumë rrallë në histori. s.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY