Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit
“Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin.
Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen.
Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.
Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre.
Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët.
PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit”, deklaroi Berisha. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/