Berisha denoncon skandalin: Mijëra dokumente të dërguara nga ne, nuk u dorëzuan...

Berisha denoncon skandalin: Mijëra dokumente të dërguara nga ne, nuk u dorëzuan qëllimisht në Ministrinë e Brendshme britanike

171
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi skandalin sipas të cilit dokumente të dërguara nga zyra e Berishës, nuk u dorëzuan qëllimisht në Ministrinë e Brendshme britanike. Berisha tha se procedura faktoi se për Sali Berishën nuk ka asnjë provë, asnjë fakt, vetëm turp, vetëm shpifje.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Pas përjashtimit siç e quajnë në gjuhën zyrtare anglezët të Sali Berishës nga hyrja në Britaninë e Madhe, unë vendosa të njëjtën gjë, të mos loboj, por të padis në gjykata për shpifje autorët e shpifjeve të ulëta.
Mirëpo ligji britanik nuk lejonte drejtimin në gjykatë pa kaluar ankesa në Komisionin e Posaçëm të Apelimit që shqyrton si komision vendimet e Home Office.
Pra, një komision duhet të shqyrtonte ankesën dhe pas mendimit të tij, unë fitoja të drejtën t’i drejtohesha sistemit gjyqësor anglez.
Sot, në vendimin e tij, Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Ankesave për Emigracionin, deklaron se ai nuk ka hetuar nëse ka akuzat ndaj Berishës janë të vërteta apo jo.
Në paragrafin 17 të vendimit, ky komision deklaron se ai ka hetuar nëse Sekretarja e Shtetit i ka analizuar drejt provat para saj.
Por edhe njëherë theksoj, se procedura që ndoqëm ka qenë jashtëzakonisht e çmuar, për secilin prej jush, për çdo shqiptar.
Kjo procedurë faktoi se për Sali Berishën, për vendimin ndaj tij, nuk ka asnjë provë, asnjë të vërtetë, asnjë fakt, vetëm turp, vetëm shpifje, vetëm trillime.
Kjo tregoi se vendimi ndaj Sali Berishës është vepër e korrupsionit shqiptaro-britanik transnacional.

Berisha denoncon skandalin: Mijëra dokumente të dërguara nga ne, nuk u dorëzuan qëllimisht në Ministrinë e Brendshme britanike

Të dashur miq, çfarë tregon vendimi i sotëm?
Vendimi i sotëm tregon se përjashtimi im është bazuar në dy artikuj të medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN dhe Balkan Insight dhe në një artikull të Bolinos së Edi Ramës dhe deklaratë të Lulzim Bravës.
Siç ju thashë, ne mësuam të vërtetën nga procedura sepse në vendimin e Home Officë për rishikimin zyrtar të këtij institucioni, fshehën mijëra e mijëra faqe të dorëzuara nga ne me qëllim fshehjen e mashtrimit të parë.
Këtë fshehje e fakton, e pohon sot SIAC, që thotë se përfaqësuesit ligjore të qeverisë nuk i kanë dhënë Home Office provat tona, mijëra e mijëra faqe, dokumente, pasi pretendonin, mashtronin se ato janë dorëzuar me vonesë.
Miqtë e mi, çdo provë, çdo fakt, çdo fgaqe është dorëzuar në kohë dhe me përpikmëri në përputhje me marrëveshjen e avoketërve të mi me zyrtarët e Home Office.
Por problemi është se provat, faktet e paraqitur nga avoketërit e mi në mijëra faqe, rrëzonin, shkrinin si rrezja e diellit brymën, mashtrimin e diplomatëve të korruptuar dhe korruptorëve të tyre, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Brava.
Ndaj dhe mijëra faqe nuk u dorëzuan Sekretares së Shtetit sepse ajo do mësonte të vërtetën me këto faqe dhe sepse po t’i dorëzoheshin asaj, do detyrimisht do të pranoheshin nga SIAC-i.
SIAC-i pranonte vetëm dokumentet e dorëzuara para Sekretares së Shtetit.
Shikoni çfarë akti të papërgjegjshëm dhe të ulët bën, për të mbrojtur korrupsionin transnacional, paraardhësi i Alistair King-Smith, Norman Duncan fshehu faktet, mijëra fakte,nuk iu dorëzuan sekretares në mënyrë që të mos shkonin për dorëzim në SIAC . r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY