Programi ekonomik i PD drejt përmbylljes, ulen taksat në të gjitha nivelet

Programi ekonomik i PD drejt përmbylljes, ulen taksat në të gjitha nivelet

149
0
Shares

Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes janë në përmbyllje të hartimit të programit qeverisës 2025-2029 ndërsa sot nën drejtimin e koordinatorit të programit ekonomik Dorjan Teliti, u prezantuan një pjesë e premtimeve.

Fokus kryesor është rritja ekonomike gjithëpërfshirëse e vendit e cila sipas ekspertëve të departamenteve do të bazohet mbi disa shtylla kryesore:

1. Tranzicioni ekologjik dhe dixhital, puna dhe e drejta sociale.

• Rritja ekonomike do të mbështetet nga një sistem i thjeshtë fiskal me norma të ulëta, gërshetuar me burokraci të thjeshtuara, të kuptueshme e të pranuara nga të gjithë aktorët e tregut.

• Hartimi i një strategji të zhvillimit të integruar kombëtar dhe rajonal, në përputhje edhe me axhendën e Integrimit të BE-së.

• Ekonomi e çliruar nga praktikat korruptive dhe klienteliste.

• Krijimi i një Banke Zhvillimore me kapital shtetëror dhe kontribut të skemave të garancisë së donatorëve ndërkombëtarë, e cila do të financojë me kosto minimaliste të gjitha projektet që konsiderohen prioritare për zhvillimin si start-up e të rinjve, projekte zhvillimore, projekte të emigrantëve shqiptarë që do të kthehen në atdhe.

2. Reformë e thellë e sistemit fiskal aktual duke e thjeshtëzuar për të lehtësuar konsumatorët dhe bizneset. Rritje e interesit të investitorëve të huaj.

• Uljen e numrit të shkallëve të ndryshme tatimore.

• Implementimin e një takse të sheshtë 10% mbi kapitalin.

• Implementimin e tatimit 10% mbi të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Hiqet taksimi progresiv.

• 10% tatim edhe mbi të ardhurat jo nga paga.

• Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël do të jetë në 18 milionë lekë, ndërsa kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë 14 milionë lekë xhiro vjetore.

* Ulje nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës.

• Do të hiqet “Taksa Rama” mbi karburantet. Çdo litër karburant do të kushtojë 24 lek më lirë.

• Kontrollet vetëm bazuar në analiza risku, me pak burokraci. Thjeshtimi nëpërmjet TIK do të jetë kryefjala e qeverisjes së PD-së. Rishikim total i sistemit aktual të gjobave dhe ndëshkimeve.

• Do të anulohen të gjitha lehtësirat fiskale të dhëna nga ligje preferenciale / të porositura.

• Do të rishikohet në tërësi “Ligji për Investimet Strategjike”. Ligji i ri duhet të ketë synim investitorët e huaj dhe jo ata vendas (miq me qeveritarët).

• Rimbursim real dhe në kohë i TVSH-së. Stop diskrecionit ministror.

3. Reformë të thellë duke realizuar brenda 100 ditëve të para llogaritjen dhe përcaktimin e minimumit jetik në Shqipëri.

4. Individi dhe familja prioritet i qeverisjes së Partisë Demokratike:

* Me qëllim luftën ndaj emigracionit dhe rikthimin e të rinjve në vend, një paketë e plotë me stimuj fiskalë dhe grante si për të punësuarit në moshë të re, ashtu edhe për sipërmarrësit deri në 35 vjeç.

• Paketë e plotë mbështetëse për familjet e reja, që nga subvencionimi i normave të interesit për blerje banese, te rritja e ndjeshme e bonusit të bebes, te granti mujor për çdo fëmijë deri në moshën 21 vjeç, përjashtimet nga taksat e nënave me shumë fëmijë, etj.

5. Shqipëria me ekonomi konkurruese në rajon, lider në thithjen e IHD dhe eksporte.

• Shqipëri konkurruese – përmes mbështetjes së sipërmarrjes së huaj dhe të diasporës. Rritjen e produktivitetit, hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, thithjen e investimeve të huaja “Greenfield”, ngritjen e katër zonave të lira ekonomike. FDI 10% të PBB-së.

• Mbështetje me incentiva dhe grante për digjitalizimin ndaj kompanive shqiptare për të rritur aftësitë dhe kapacitetet e tyre eksportuese.

6. Reformë e thellë në financat publike dhe sektorin financiar

• PD i rikthehet qeverisjes së vogël por eficente.

• Rikthejmë garën reale në prokurimet publike, anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe klientelist, heqim me ligj PPP e pakërkuara.

Fuqizimi i menaxhimit financiar dhe kontrollin, auditit të brendshëm dhe harmonizimit qëndror, do të bëjnë të mundur rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe përdorimin e duhur të parasë publike.

• Vëmendje të veçantë do të ketë edhe fuqizimi i tregut të kapitaleve dhe zhvillimi i shtyllës së dytë të pensioneve për të rinjtë shqiptarë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY