Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi: 3 momentet që duhen hetuar nga SPAK pëe inceneratorin e Tiranës

16/05/2024
Këlliçi: 3 momentet që duhen hetuar nga SPAK pëe inceneratorin e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrata konçensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente, tha sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

“Momenti i parë është ai i miratimit të kontratës. SPAK deri më sot ka gjetur përgjegjës Komisionin e Vlerësimit të Konçensionit duke arrestuar dy drejtorë të Bashkisë Tiranë, por SPAK ka harruar 3 shkresa shumë të rëndësishme.

1. Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje Ministrit të Financave miratimin e këtij konçensioni.

2. Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi konçensionin e plehrave.

3. Aneksi nr.9 i kontratës konçensionare, që daton në mars të vitit 2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar konçensionarin.

Momenti i dytë që duhet hetuar në këtë aferë është zbatimi i kontratës konçensionare. Këtu na vjen në ndihmë shkresa e Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, e datës 12 mars 2018, e cila i drejtohet Bashkisë Tiranë duke i thënë: “Për sa më sipër, duke qënë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgoni dhe konfirmimet e situacioneve, duke ndarë vlerën që duhet të paguajë Autoriteti Kontraktor për llogari të Bashkisë”.

Pra është fare e qartë që njësia vendore që duhet të monitoronte konçensionarin në terren është Bashkia Tiranë.

Nga administrimi i dokumentacionit dhe komunikimeve elektronike, Grupi i Ekspertëve pranë PD ka konstatuar se Bashkia Tiranë është i vetmi institucion që ka mbajtur komunikim ditor dhe mbi të gjitha i ka miratuar inceneratorit Tiranë tarifat për depozitimin e dherave, zë i cili nuk ishte pjesë përbërëse e kontratës.

Përmes këtij veprimi Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj ka siguruar të paktën 60 milionë euro shtesë të ardhura për konçensionarin.

Momenti i tretë që duhet hetuar është monitorimi i konçensionarit. Sipas përcaktimeve të kontratës konçensionare, përkatësisht në Nenin 6.1 dhe Ligjit “Për Konçensionet”, struktura e vetme e cila ka detyrimin të kontrollojë zbatimin e kësaj kontrate është Njësia e Zbatimit të Projektit (NJZP).

Në Nenin 6.1.1 përcaktohet se: “Brenda 1 muaji nga data efektive, palët krijojnë Njësinë e Zbatimit të Projektit, e cila përbëhet nga 2 anëtarë nga Autoriteti Kontraktor (në këtë rast Ministria e Infrastrukturës), 2 anëtarë nga Bashkia e Tiranës dhe 1 anëtar nga Ministria përgjegjëse për Energjinë”.

Sipas dokumenteve zyrtare të bëra publike nga kjo foltore, rezulton se: Me shkresën e muajit korrik të vitit 2023, Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i kërkon për të disatën herë, Erion Veliajt të sjellë përfaqësuesit e tij në NJZP dhe të mos bllokojë më punën e kësaj strukture, pasi në të kundërt ai do të jetë përgjegjës për cënimin e interesit të palës shtet.

Shkresa e dytë, e muajit nëntor 2023, e firmosur nga Administratori shtetëror i inceneratorit Tiranë z. Arjan Baçi, i cili pasi rendit problematikën urgjente të mungesës së monitorimit të kontratës konçensionare, përmbyllet si më poshtë: “Po kështu, u kërkojmë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe VEÇANËRISHT Bashkisë Tiranë, 2 anëtarët e së cilës mungojnë prej 2 vitesh, të marin pjesë në çdo mbledhje të NJZP, me qëllim mos dështimin e mbledhjeve”, përfundon Këlliçi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Shembje të reja në aksin Librazhd Prrenjas. Rruga nuk hapet

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.