Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL I RËNDË NË BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori, korrupsion duke ndryshuar rregulloren, miliona euro në lojë

11/05/2024
Banka Qendrore, optimiste për ekonominë shqiptare. Kredia e kufizuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skandal financiar dhe korruptiv që përfshin Guvernatorin Gent Sejko dhe Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për shuma që shkojnë deri në 100 milionë euro transaksione.

Bëhet fjalë për rreth 100 mijë dosje kredish të këqija, të cilat janë shitur nga bankat e nivelit të dytë Micro Credit Albania, kompani e cila në fillimet e kryerjes së këtyre transaksioneve nuk ka qenë as e licencuar për të kryer këto veprime financiare.

Skandali u publikua sot nga këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti.

“Konkretisht, ndonëse nuk ka qenë e licencuar për të blerë portofol kredish, në gusht 2015, Micro Credit Albania blen një portofol të kredive të këqija prej 22 milionë euro nga ProCredit Bank, me një çmim prej vetëm 2,7% të totalit të këtij portofoli.

Në këtë moment, do duhej që Banka e Shqipërisë të ndërhynte menjëherë për të bllokuar këtë transaksion financiar dhe të merrte masat dhe hapat ligjore për të pezulluar aktivitetin e Micro Credit Albania, dhe gjithashtu të denonconte në organet e prokurorisë shkeljet ligjore të kryera.

Por e kundërta ndodhi.

Në vend që Banka e Shqipërisë të ndërmerrte hapat e detyrueshme ligjore, vetë ky institucion, në mars 2016 ndryshon rregulloren ‘Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka’. Në maj 2016 bën edhe ndryshimin e statusit të licencimit të Micro Credit Albania nga ‘Institucion Financiar Microkrediti’ ne ‘Subjekt Financiar Jo-Bankë’, duke ligjëruar tashmë veprimtarinë e blerjes së kredive të këqija. Kini parasysh transaksionet për një portofol prej 22 milionë eurosh ishin kryer në gusht 2015.

Pas licencimit të ri, Micro Credit Albania zgjeron me pothuajse 5 herë portofolin, duke arritur në rreth 100 milionë euro”, shpjegoi Teliti.

Në vijim ai tha se pasojat kanë qenë dhe janë të tmerrshme ende sot që flasim.

“Mbi 100 mijë persona mendohet që të kenë rënë pre e kësaj skeme kriminale, duke paguar disa herë më shumë se borxhi që kishin e madje në plot raste shumë prej tyre u janë marrë dhe tjetërsuar edhe shtëpitë që kishin në pronësi, ndonëse borxhet që kishin nuk e justifikonin diçka të tillë.

PJESË NGA DEKLARATA E TELITIT/ Pyetjet tona për institucionet dhe publikun janë:

Pse nuk reagoi Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë ndaj kësaj skeme mashtrimi financiar?

Pse u bë ndryshimi i rregullores dhe përse u ndryshua statusi i Micro Credit Albania menjëherë pas ndryshimit të kësaj rregulloreje?

Pse Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë nuk morën masat për të parandaluar dhe shmangur dëmet që  transaksione financiare kanë passjellë?

Pse nuk është marrë asnjë masë edhe pas kallëzimit penal të ish Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi këtë çështje?

A ishin dhe a janë palë në këtë skeme kriminale financiare Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë?

I bëjmë thirrje Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt këtë skemë financiare kriminale. Fatet e dhjetëra mijëra familjeve varen sot në fijen e perit nga zbardhja dhe ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë lejuar dhe mbështetur këtë skemë.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, të thërrasin urgjentisht në seancë të posaçme Guvernatorin e Bankës Qendrore për të raportuar mbi çdo detaj të kësaj çështjeje. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.