Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

47 milionë euro në qytetin Studenti, padia e studentëve prej një viti në prokurori

30/04/2024
47 milionë euro në qytetin Studenti, padia e studentëve prej një viti në prokurori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 8 maj 2023 studentë dhe aktivistë dorëzuan një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzimin me fondet në lidhje me Konviktet e Qytetit Studenti të cilat u rikonstruktuan me një fond prej 47.6 milionë euro.

Studentët denoncojnë se fondet në mbi 70% të rasteve janë shpenzuar për rikonstruksionin e godinave, por kjo shumë nuk e justifikon cilësinë tepër të dobët të punimeve në godina.

Sipas denoncuesve sistemi i izolimit të godinave 11-12 është bërë me polisterol dhe kohët e fundit vërehet se është duke rënë në pjesë të ndryshme të godinave. Gjithashtu vërehet re se në godinat 9-10 suvaja nga jashtë godinës është duke rënë në pjesë të ndryshme duke provuar se cilësia e punimeve nuk justifikon shumën e investuar në godinave 9-10.

Nga gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Dhjetor të 2019 ‘Raporti i përputhshmërisë ekonomiko-financiare në Rezidencën Studentore Universitare nr.1’ rezulton se punimet janë kryer pa mbikëqyrës të punimeve, bashkimi i operatorëve nuk ka pasur punëtorë të kualifikuar dhe janë paraqitur të dhëna të rreme me qëllim kualifikimi.

Dy ditë pas kallëzimit të studentëve, në 10 maj 2023, SPAK shpalli moskompetencë  dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kjo e fundit ka nisur procedim penal ndaj administratores së konvikteve Anila Shehu, për shpërdorim detyre.

Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Edhe pse Kodi i Procedurave Penale në nenet 323 dhe 324 ka të përcaktuar qartë afatin e hetimeve dhe zgjatjes së tyre, akoma nuk ka asnjë përfundim për kallëzimin penal të dorëzuar nga studentët për  shpërdorimin e detyrës së administratores së Rezidencës Studentore Universitare nr.1,  znj.Anila SHehu dhe abuzimin me fondet në lidhje me Konviktet e Qytetit Studenti

“Partia Demokratike në mbështetje të studentëve i bën thirrje organit të akuzës të vijojë punën menjëherë.

Iu bëjmë me dije studentëve se ne jemi në krah të tyre. Ky abuzim i radhës është në vazhdën e vjedhjeve të drejtorëve të Bashkise dhe u bëjmë thirrje studentëve të na bashkohen nesër në ora 16.30 në protestën e përjavshme për rrëzimin e kryetarit hajdut të drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës”, deklaroi sot anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.