Një grua i dha fund jetës në Kuçovë pasi u hodh nga kati i tretë i banesës.
”Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.
Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte”, njoftoi policia lokale.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/