Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KORRUPSIONI TE TRANSPORTET, 2019/ Urdhëri i ministrit që përjashton nga gara cdo licencë jashtë vendit

27/04/2024
KORRUPSIONI TE TRANSPORTET, 2019/ Urdhëri i ministrit që përjashton nga gara cdo licencë jashtë vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një urdhër i ministrit të Infrastrukturës që vendos diskrimin në garë që në start ka shkatërruar konkurencën në tendera që nga viti 2019 për një shumë prej afro 2.5 miliardë eurosh.

 

Urdhëri nr 415 i dt. 18 Dhjetor 2019 i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, PËR APLIKIMIN VETËM ONLINE TË DISA SHËRBIMEVE përfshin Aplikimin për ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, bëri të ditur sot zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli.

Detajet:
Nëse shohim aplikimin online në e -Albania mund të verifikohet lehtësisht se koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 35 deri 38 ditë.

 

I njëjti afat prej 38 ditësh nevojitet për ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim.

 

Sipas Open Data nga 1 janar 2020 deri tani janë prokuruar në të gjithë vendin 3449 procedura për punë civile me fond 2.4 miliard euro të cilat kishin si kusht skualifikues ekuivalentimin e licencës për zbatim punimesh në ndërtim, ndërkohë afati për dorëzimin e ofertave ishte gjithnjë më pak se 35 ditë.

 

Si dhe 1541 procedura me fond 81 milion euro u prokuruan në të gjithë vendin për studime- projektime, mbikëqyrje e kolaudime punimesh ndërtimore, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave ishte më pak se 35 ditë.

Të gjithë Autoritetet Kontraktore të cilët kanë vendosur si kriter skualifikues në dokumentet e tenderit ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim si dhe ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, me dije kanë skualifikuar nga gara pjesëmarrjen në prokurim të operatorëve të huaj me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

 

neni 2 pikat c, ç, neni 3 pika 1 dhe 2, neni 21 pika 1, neni 87 pika 4, neni 102 pika 2 dhe të gjitha këto veprime shoqërohen me penalitete sipas nenit 132 të ligjit.

Autoritetet kontraktore nuk morën në konsideratë nevojën për të garantuar aksesueshmëri të të gjitha kategorive të përdoruesve, duke përfshirë operatorët e huaj, nuk nxitën pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik dhe as konkurrencën ndërmjet tyre.

Përfshirja e ministrisë në korrupsion:

Autoritetet kontraktore nuk garantuan trajtim të barabartë dhe jodiskriminues edhe për operatorët e huaj duke mos vepruar me transparencë e në mënyrë proporcionale.

Por shmangën me vetëdije dhe keqdashje zbatimin e ligjit duke ngushtuar në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar si rasti konkret.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara për procesin e rindërtimit nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara në mbarë vendin për punë civile dhe studime projektime, mbikëqyrje e kolaudime nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj të cilët u kufizuan nga gara për shkak të afatit të ekuivalentimit të licencave i cili tejkalonte afatin e fundit për dorëzimin e ofertave.

“Si duhet të reagojmë kur korrupsionin e bën me vetëdije shteti dhe institucionet e tij, kur korrupsioni merr formën e ligjit të shkruar si njoftimet e Albania-s, apo dokumenteve të tenderit të hartuara nga autoritetet kontraktore..

A ka ndonjë reagim nga Spak për këto denoncime korrupsioni…

A ka ndonjë reagim nga strukturat ndërkombëtare të cilat prononcohen për protestat por kurrë për korrupsionin kaq madhor që është arsyeja e këtyre protestave”, theksoi Vangjeli. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.