Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

JORIDA TABAKU/ Disinformimi mazhorancës për nevojën e miratimit të Komisionit të Dizinformimit

03/04/2024
Pse qeveria e rilindjes urbane nuk ka 30 milionë euro për Teatrin e Kombit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Jorida Tabaku (Marrë nga faqja e saj në Facebook)

Sot konferenca e Kryetarëve miratoi në mënyrë te nëjanshme Komision të Posaçëm për dizinformimin!

Së pari, çështje të tilla, si ngritja e Komisioneve të Posaçme për Disinformim, janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për tematikën por njëkohësisht edhe formën e trajtimit. Aq më tepër kur në CV e kësaj mazhorance dhe qeverie ndodhet dhe famëkeqja Paketa Anti-Shpifje rrëzuar nga Komisioni Venecias dhe Komisioni Europian.

Së dyti, ekziston në të vërtetë një rrezik për influencat e huaja në proceset demokratike dhe të disinformimit. Një tendencë gjithnjë e më shumë në rritje dhe që po kthehet në serioze për realitetin që po jetojmë edhe që pa asnjë mëdyshje duhet luftuar. Mirëpo beteja jonë nuk mund të jetë jo-serioze dhe sa për të kaluar radhën. Pasi një betejë serioze kundër disinformimit kërkon në fund të ditës gjithëpërfshirjen e palëve politike, shoqërisë civile, mediave dhe aktorëve të tjerë, Ndërkohë që nga xhepi i mazhorancës na del “lepuri” radhës me një propozim aspak serioz dhe tërësisht të njëanshëm për mënyrën si u trajtua dhe propozua.

Së treti, një propozim që vjen 4 vite pas një rezolute të miratuar nga parlamenti i Shqipërisë por që ka fjetur në sirtarin e tij dhe që sot na rishfaqet shoqëruar me poteret e përhershme por pa asnjë rezultat. Para katër viteve rezoluta u kërkonte të gjithë agjencive, organizatave shtetërore dhe të pavarura që të prodhonin raporte dhe informacione për këtë çështje të rëndësishme. Ndërkohë që deri më sot nuk kemi asnjë rezultat përpos rishfaqjes në skenë të këtij komisioni të posaçëm. Kush qe arsyeja e mbajtjes pezull për 4 vite? Kush qe arsyeja e ngritjes së tij tani? Pyetje pa përgjigje!

Së katërti, përfshirja dhe justifikimi i partnerëve në betejën politike të ditës është e shëmtuar dhe naive. Nën petkun e kuftës ndaj dizinformimit nuk duhet asesi të përdoret as shqetesimi tashmë global për këtë fenomen, as mbeshtetja e partnerëve pa qenë më së paku transparent me procesin dhe vendimmarrjen. Përdorimi i partnerëve ndërkombëtarë si çelësi për të eleminuar problemet reale të këtij propozimi dhe tundja e flamurit amerikan sa herë është nevoja mbetet albia perfekte për t’i ikur përgjegjësisë dhe transparencës.

Së pesti, duke pasur parasysh sa më sipër kërkuam në Konferencën e Kryetarëve kohën e nevojshme që këto përpjekje të jenë të koordinuara dhe të informohemi realisht për angazhimet që rrjedhin si dhe bashkëkryesim. Njëkohësisht kërkuam që të konsultohemi me partnerët se kush janë mënyrat më të mira për të luftuar dizinformimin, pa ndërhyrë në lirinë e medias dhe pa keqpërdorur këtë formë për të shkuar tek ëndrra e kahershme e mazhorancës që pësoi fat të hidhur.

E kërkuam kohën në dispozicion, që nuk na u dha, për të shmangur përdorimin abuziv të kamzhikut qeveritar që kontrollon median dhe për të ruajtur atë vijën e holle të kuqe që ndan lirinë e medias nga autokracia e qeverisë që i shmanget transparencës dhe llogaridhënies. Kjo duke pasur parasysh që për 4 vite mazhoranca ndonëse kishte miratuar një rezolutë nuk e kish vendosur ujin në zjarr, por mbi të gjitha duke parë që bota tanimë ofron shembuj të udhëheqësve që dikur lirinë e shprehjes e kanë përdorur për të fituar pushtetin dhe më pas kanë përdorur kamzhikun e autokracisë për të ndëshkuar lirinë në emër të “dizinformimit”.

E së fundi, kërkuam më shumë kohë për të angazhuar realisht në një diskutim parlamentar mbikqyrjen e këtij komisioni që s’mund të jetë pushtet në dorën e shumicës. Pasi lirinë e mediave dhe mbi të gjitha luftën kundër diziformimit publik e ka po aq përzemër, në mos më shumë, edhe opozita.

Prandaj, parlamenti nuk duhet dhe nuk mund të jetë zgjatim i qeverisë që sa herë kërkon të heqë vëmendjen edhe ai t’ia ofrojë këtë rrugë shpëtimi nga hallet e përditshme që kanë filluar t’i bien një nga një si mollosë kësaj qeverie. Kuvendi nuk është shërbëtori i halleve të qeverisë por shërbëtor i interesave të qytetarëve dhe mbrojtës i interesave të tyre kur i cënohen nga qeveria, kontrollues e moniturues që në thelb është gjithëpërfshirje. Nqs doni një instrument tjetër të njëanshëm në tërësinë e të gjitha pushteteve që sot janë përqëndruar në duart e mazhorancës, udha e mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.