BE, 120 miliomë euro për rindërtimin e hekurudhës, Vorë-Hani i Hotit

BE, 120 miliomë euro për rindërtimin e hekurudhës, Vorë-Hani i Hotit

206
0
Shares

BEI Globale, krahu i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin e aktiviteteve jashtë Bashkimit Evropian, ka nënshkruar një hua me vlerë 100 milion euro me Shqipërinë në kuadër të një pakete financiare të ‘Team Europe’ për modernizimin dhe elektrifikimin e një linje hekurudhore me gjatësi 120 km nga Vora në Shqipërinë e mesme deri në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi. Projekti është në përputhje me mbështetjen strategjike të BE-së për ndërtimin dhe rehabilitimin e seksioneve kryesore hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, duke synuar të rrisë aksesin dhe përdorueshmërinë e transportit hekurudhor, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik, lidhje më të mira tregtare, kalimin në modalitete më të qëndrueshme të transportit dhe dekarbonizimin e ekonomive lokale.

Paketa e financimit e ‘Team Europe’ për këtë projekt përfshin kredinë me vlerë 100 milion euro të BEI-t, e cila u finalizua sot, një grant investimi të miratuar me vlerë 126 milion euro të BE-së, të kanalizuar nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimordhe një kredi me vlerë 98,75 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq nga një delegacion i BEI Globale, i kryesuar nga zëvendëspresidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri André Rizzo.

Zëvendëspresidenti i BEI-t, KyriacosKakouris, përgjegjës për aktivitetet e Bankës në Ballkanin Perëndimor, tha: “Kyprojekt tregon më së miri partneritetin e fortë në kuadër të nismës ‘Team Europe’. Përpjekjet tona të përbashkëta do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë, rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke nxitur gjithashtu lëvizshmëri të qëndrueshme që hedh themelet për një rrjet hekurudhor të zgjuar, elastik, të sigurt dhe gjithëpërfshirës në vend dhe rajon. Si bankë e BE-së për klimën, BEI është plotësisht e angazhuar në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të sektorit hekurudhor në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  tha:Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, që shtrihet 120 kilometra deri në kufirin me Malin e Zi, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për ndërlidhjen rajonale, pasi do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve, duke nxitur rritjen ekonomike. Pas linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në Rinas, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit përfaqëson projektin e dytë madhor të qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor. Banka Europiane e Investimeve mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në realizimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.”

Projekti do të mundësojë elektrifikimin e shinave hekurudhore, rindërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, futjen e një sistemi të ri telekomunikacioni dhe sinjalistike dhe përmirësime të sigurisë. Këto do të mundësojnë shpejtësi deri në 120 km/h, duke rritur efikasitetin dhe kapacitetin e transportit hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave. Si një zgjatim i korridorit kryesor TEN-T Mesdhetar, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit lidh Tiranën me Podgoricën dhe është e vetmja lidhje hekurudhore midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY