Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rikthehet qetësia në Kuvend, Sula: Marrëveshja në Tiranë, tymi në Sazan

18/03/2024
Rikthehet qetësia në Kuvend, Sula: Marrëveshja në Tiranë, tymi në Sazan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas një rezistence 5 mujore të opozitës në Parlament, mazhoranca është tërhequr nga bllokimi i saj ndërsa deputetët e Partisë Demokratike i janë kthyer normalitetit në Kuvend.

Sot zhvilluan punime 4 komisione me prezencën e deputetëve dhe jo online. Komisioni i Ligjeve ishte i pari që u mblodh dhe të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se marrëveshja buk asgjë më shumë se sa kthim në ligj i mazhorancës, kështu ajo është marrëveshje false.

“Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan. Ky kthim në normalitet duhet të kishte ndodhur që në Tetor 2023. Ngjarjet dihet se si kanë shkuar. Marrëveshja për mua është një “fake” i pastër. Nuk mund të jem këtu hipokrit që është një normalitet. Është normalitet i rremë”, tha ai.

Ndërsa PS zhvilloi një mbledhje të grupit parlamentar ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

”Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë”, njoftoi PS.

Kreu i grupit socialist Bledi Çuçi tha se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

“S’ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve”, u shpreh Çuçi.

Në vijim të mbledhjes diskutimet u ndalën te projektligjet që janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe Akti Normativ për ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektligji “Për Sigurinë Kibernetike”, “Projektligji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj. Diskutime ka pasur edhe për Amnistinë Penale por ky ligj që kërlon 84 vota pritet të diskutohet edhe në mekanizmin e grupit të punës që do të ngrihet tek Komisioni i Ligjeve.

Deri tani është mësuar se do jenë anëtarë Oerd Bylykbashi nga PD-ja dhe Klotilda Bushka nga PS-ja, ndërsa pritet edhe për 2 të tjerë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.