Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Djegien e spitalit po e fshehin vetëm pse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë!

16/03/2024
Berisha: Djegien e spitalit po e fshehin vetëm pse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se djegien e spitalit po e fshehin vetëm pse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë! Covid-i vrau mbi 20 mijë persona në vend.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Çfarë ndodhi miqtë e mi, pas vitit 2013 gjer sot?
Çdo shqiptar duhet ta dijë se në qoftë se në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi zbritur në nivelin e mjekëve për frymë në nivelin e viteve 1960.
Sot, spitalet mbyllen njëra pas tjetrës.
Sot, specialistët mungojnë edhe në spitalet rajonale shumë të rëndësishme.
U ndërtua një spital i ri, u dogj spitali 5 muaj pas inaugurimit. U dogjën dhjetëra milionë aparatura, u fsheh, zjarrvënësit e fshehën krimin e shëmtuar vetëm e vetëm se ish-kunata e Edi Ramës është drejtoreshë e përgjithshme e spitalit dhe ministrja është favorite e tij.
Çfarë ndodhi nga viti 2013 gjer sot?
Shqipëria dhe mbarë bota u përball me një pandemi nga më të rrezikshmet.
Por Shqipëria pati rritjen më të madhe të vdekshmërisë në Europë nga Covid-i.
Miqtë e mi, 20 mijë burra e gra, fëmijë dhe të moshuar u mori jetën Covid-i dhe ne u treguam në raport me shërbimin shëndetësor jo vend i botës së tretë, por vend i botës së katërt apo të pestë.
Pse kjo, ta shtroni këtë pyetje, si ka mundësi një vend që arriti të ketë vdekshmëri foshnjore njëshifrore, të rrokulliset në këtë mënyrë, me këto fatalitete?
Fare e thjeshtë miq, sepse paratë që paguat o qytetarë, dhe jo pak por të paktën 300 milionë euro, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën nga ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës.
Pse kjo vdekshmëri e tmerrshme, njëlloj si në katër vendet më të pazhvilluara të botës?
Sepse Edi Rama me ministren e tij e shndërruan Tiranën në spital. Nuk shtronin të sëmurët, i mbanin në shtëpi në një kohë kur në gjithë botën dilte se mbajtja në shtëpi shënonte rritje vertikale të vdekshmërisë.
A mund të imagjinoni ju se Kosova me dy milionë kishte shtretër me Covid gjatë gjithë kohës dy herë e gjysmë më shumë se Shqipëria. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.