Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merret vendimi në Kuvend, dy komisone hetimore dhe një platformë debati mes pakicës e shumicës në komisionin e Ligjeve

15/03/2024
Terhiqet mazhoranca pas protestave 4 mujore te opozites, hapet rruga per komisionet hetimore dhe projektohet nje nenkomision per ligjet me 84 vota
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është miratuar sot nga konferenca e kryetarëve ngritja e 2 komisioneve hetimore të propozuara prej grupit parlamentar të PD-së si dhe krijimi i një platforme debati dhe konsensusi brenda komisonit të ligjeve për të arritur votimin e ligjeve me 84 vota.

Nuk dihen detaje rreth natyrës së platformës që më herët u thirr nënkomision, apo për komisionet hetimore veç faktit se ato janë dy, komisionin hetimor mbi të dhënat e TIMS, dhe atë të sterilizimit.

Hetimi për TIMS pritet të mbahet për 4 muaj që nga data e miratimit dhe në përbërje do të ketë 15 anëtarë. 6 anëtarë votohen nga grupi parlamentar i PD-së dhe 8 të tjerë nga grupi i Partisë Socialiste.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, se u vendos miratimi i 2 komisioneve hetimore, ai për sistemin e të dhënave TIMS dhe për shërbimet në Shëndetësi ku përfshihen “Sterilizimi” e “Check up-i”.

Çuçi tha se ka pasur dakordësi mes palëve për një platformë brenda Komisionit të Ligjeve.

“Gjithashtu ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave dhe që kanë të bëjnë me integrimi europian. Me numër të barabartë anëtarësh, nuk ka të drejtë vetoje. Ka konsensus”, shpjegoi kryetari i grupit mazhoritar.

Çuçi deklaroi se ende pritet të punohet për reformën zgjedhore pa qënë i qartë nëse komisioni i kontestuar nga PD do të vijojë pas 21 marsit kur i plrfundon mandati.

“Janë duke punuar dhe me ekspertët e ODIHR-it, nëse ka konsensus do vazhdojmë!”, përfundoi ai për punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.